Telegrafi

Dalin në pah arsyet se përse Tuchel refuzoi transferimin e Ronaldos – i përfshirë edhe Ragnick

Ish-trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick thuhet se e këshilloi Thomas Tuchel që të mos nënshkruajë me Cristiano Ronaldon.

37-vjeçari u bëri me dije Djajve të Kuq se dëshiron të largohet në fillim të kësaj vere në mënyrë që të luante në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ishte një nga klubet që zgjoi interesim te Ronaldo, por ata përfundimisht vendosën të mos nënshkruajnë me të pas bisedimeve midis Tuchel dhe bashkëpronarit të klubit Todd Boehly.

Lexo po ashtu Spalletti flet për atë se a mund të ndodhë shkëmbimi mes Osimhen dhe Ronaldos

Sipas Times, Boehly shtyu për nënshkrimin e yllit portugez pasi i pëlqente ideja e ndërtimit të sulmit rreth tij.

Por, gjermani e kundërshtoi transferimin me këshillën e mikut të ngushtë dhe ish-trajnerit të United, Rangnick, i cili e kishte nën urdhra Ronaldon sezonin e kaluar.

Këshillat e trajnerit aktual të Austrisë nuk janë befasuese pasi ai kritikoi aftësitë e presionit të pesë herë fituesit të Topit të Artë në fund të sezonit të kaluar.

Lexo po ashtu Tjetër javë, tjetër refuzim për Ronaldon - duket se portugezi do të mbetet te Unitedi

Duke folur në maj, 64-vjeçari tha: “Cristiano Ronaldo, dhe nuk po e fajësoj fare, ai bëri shkëlqyeshëm në ato ndeshje”.

“Por, ai nuk është një përbindësh. Ai nuk është më lojtar i nivelit të lartë, edhe kur ishte lojtar i ri, që qante duke bërtitur ‘skuadra tjetër e ka topin, ku mund të fitojmë topa?’”.

“E njëjta gjë me shumë lojtarë të tjerë, kështu që ne duhej të bënim disa kompromise në një fazë, ndoshta bëmë disa shumë – kjo është gjithashtu e mundur”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Formacioni me fituesit e Topit të Artë ndër vite që përfshinë në total 28 çmime

Ronaldo humbi pjesën më të madhe të para-sezonit, i etur për t’u larguar nga Old Trafford për një ekip në kompeticionin elitar të Evropës.

Ekipe si Bayern Munich dhe Atletico Madrid kanë refuzuar gjithashtu mundësinë për të nënshkruar me të dhe klubi i fëmijërisë Sporting Lisbon është klubi i fundit i lidhur me të. /Telegrafi/