Site icon Telegrafi

Dalin detaje të reja nga marrëveshja që po tenton Al Hilal ta arrijë me Messin

Al Hilal e ka bërë nënshkrimin e Leo Messit një prioritet veror – por po këmbëngulin se asgjë nuk është rënë dakord ende.

Mes pretendimeve për një marrëveshje prej 1 miliardë eurosh me argjentinasin pasi ai përfundon kontratën me PSG- në muajin e ardhshëm, Al Hilal këmbëngul se asgjë nuk është zgjidhur me të dhe as me babanë dhe agjentin e tij, Jorge Messi.

Mundo Deportivo raporton se brenda klubit arab këmbëngulin se nuk ka asgjë të nënshkruar dhe asnjë marrëveshje verbale.

Lexo po ashtu Xavi i thotë Laportas se ose i transferon këta dy lojtarë ose asnjë

Megjithatë, ata pranojnë se janë në kontakt për të tentuar të arrijnë marrëveshje me përfaqësuesit e Messit.

Mirëpo, ata konfirmojnë atë që Jorge Messi tashmë e bëri të qartë në deklaratën e tij të martën e kaluar se asgjë nuk është rënë dakord.

Lexo po ashtu Messi thuhet se ka arritur marrëveshje me Al Hilal - vjen reagimi nga babai dhe agjenti i tij

Prioriteti i Al Hilal është të nënshkruajë me Messin. Ai është objektivi i madh dhe këtë nuk e fshehin.

Tani për tani, ata do të duhet të presin dhe ata gjithashtu do të lënë në “stand by” të gjitha opsionet e tjera: si ai i kapitenit të Barcelonës, Sergi Busquets, i cili është gjithashtu një nga lojtarët për të cilët janë interesuar ditët e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version