Telegrafi

Dalin detaje nga operacioni në Durrës, 14 të arrestuar, mes tyre një polic i burgjeve dhe një ushtarak

Policia e Durrësit ka dalë me një deklaratë për mediat lidhur me operacionin e zhvilluar për kapjen e një grupi kriminal.

Drejtori i Policisë Durrës Skënder Hitaj tha se të arrestuarit akuzohen për vrasje të kryer për llogari të grupit të strukturuar kriminal.

Në deklaratën e bërë, thuhet se kanë qenë dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj të cilët kanë zbardhur disa prej krimeve të ndodhura, mes tyre edhe masakrën në “Don Bosko”.

Autoritetet sqarojnë se në vijim të hetimeve të thelluara, të nisura më parë nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim. /Telegrafi/