Telegrafi

Dalbert përfundon testet mjekësore te Interi (Foto)

Dje (e hënë) Dalbert arriti në Milano dhe sot ka përfunduar testet mjekësore te Interi.

Braziliani erdhi nga Nice dhe pritet t’i kushtojë klubit italian për rreth 20 milionë euro.

Mbrojtësi i majtë shquhet për shpejtësinë dhe teknikën dhe jep një kontribut të madh edhe në fazën sulmuese.

Për atë kishin shfaqur interesim edhe shumë skuadra të mëdha evropiane.

Zyrtarizimi i tij pritet të ndodh gjatë ditës. /Telegrafi/