Raportimet e fundit që vijnë nga Franca bëjnë të ditur se mbrojtësi i majtë i Interit, Dalbert, mund të largohet drejt Ligue 1, Monaco, si huazim me të drejtë blerje.
Braziliani është transferuar nga Nivce në verën e shkuar pas shumë bisedimesh për një shifër prej 20 milionë euro.
24-vjeçari nuk ka arritur ta tregojë vlerën e veta nën urdhrat e Luciano Spallettit, duke i zhvilluar vetëm pesë ndeshje.
Sipas Le10Sport dhe L’Equipe mësohet se për lojtarin është një ofertë nga Monaco, për huazim me të drejt blerje.
Marseille po ashtu e do në skuadër, ndërsa edhe Borussia Dortmund mund të jenë opsion.
Trajneri i ri i Dortmundit, Lucien Favre, e njeh Dalbertin nga Nice, por duket se Monaco është në avantazh.
Dalbert njihet për depërtimet e tij nga krahu i majtë dhe harkimet. /Telegrafi/