Mbrojtësit e Interit, Danilo D’Ambrosio dhe Dalbert ia kanë dal të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Bolognas.
Dyshja u përballën me disa lëndime të vogla në fitoren 2-0 ndaj Crotones, por ata kanë arritur të rikuperohen menjëherë për sfidën në Emilia-Romagna.
Por, Joao Cancelo vazhdon të jetë i lënduar, ashti si Assane Gnoukouri, ndërsa më poshtë keni skuadrën e ftuar të Interit:
Portierët: Handanovic, Padelli, Berni.
Mbrojtësit: Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Nagatomo, Vanheusden.
Mesfushorët: Gagliardini, Joao Mario, Vecino, Valero, Brozovic.
Sulmues: Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti. /Telegrafi/