Telegrafi

Dalbert arrin në Milano, nesër testet mjekësore (Foto)

Mbrojtësi i Nices, Dalbert, ka arritur në Milano, për t’i kryer testet mjekësore te Interi.

Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me brazilianin pas bisedimeve të gjata këtë verë  me trajnerin Luciano Spalletti që e ka konfirmuar marrëveshjen.

Sipas FCInterNews, Dalbert ka arritur në Milano, duke përdorur daljen e pasme që të mos bie në sy të medieve.

Nesër ai do t’i kryej testet mjekësore, para se të nënshkruajë kontrata me klubin e Interit.

Çmimi mësohet se do të jetë 20 milionë euro. /Telegrafi/