Mbrojtësi i Nices, Dalbert, ka arritur në Milano, për t’i kryer testet mjekësore te Interi.
Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me brazilianin pas bisedimeve të gjata këtë verë me trajnerin Luciano Spalletti që e ka konfirmuar marrëveshjen.
Sipas FCInterNews, Dalbert ka arritur në Milano, duke përdorur daljen e pasme që të mos bie në sy të medieve.
Nesër ai do t’i kryej testet mjekësore, para se të nënshkruajë kontrata me klubin e Interit.
Çmimi mësohet se do të jetë 20 milionë euro. /Telegrafi/