Telegrafi

Daku e Muja në një intervistë ndryshe, të parën nga grumbullimi me Kombëtaren e Shqipërisë

Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë dy futbollistët më të ri të ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Dy ish-futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë grumbulluar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë.

Gjilanasi dhe mitrovicasi kanë dhënë një intervistë ndryshe për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Shqipërisë duke i bërë pyetje njëri tjetrit.

Lexo po ashtu Futbolli kosovar ‘minierë’ për futbollistë - në listat e Glihas dhe Sylvinhos janë 14 lojtarë që janë krijuar në Kosovë  

Si Daku ashtu edhe Muja i kanë bërë pyetje njëri tjetrit, teksa nuk munguan edhe shakatë.

Për një moment dy futbollistët tjerë të Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Taulant Seferi i ndaluan intervistën dyshes duke shkaktuar të qeshura.

Lexo po ashtu Tifoz i Barcelonës që në vegjëli, tani do ta sfidojë në Ligën e Kampionëve - Arbnor Muja flet për shortin dhe ftesën nga Shqipëria

“Mirë, shumë mirë. Kemi pasur pak probleme për “dritën jeshile” për të përfaqësuar kombëtaren por shyqyr u krye dhe tepër mirë këto ditët e para”, tha Daku.

Mirë edhe për mua. Një ndjejë fenomenale të jesh në kombëtare me djemtë, të takohesh me ta si dhe të njohësh stafin. Gjithçka shumë mirë. Kur mora ftesën, për herë të parë fola me familjen, krenari e madhe si për ta ashtu edhe për mua. Nëna ka qenë më e lumtura kur e mori vesh”, u shpreh Muja ndër të tjera. /Telegrafi/