Site icon Telegrafi

Dakota Johnson viziton tempullin Siddhivinayak në Mumbai me të fejuarin Chris Martin dhe Coldplay

Dakota Johnson mori pjesë në një përvojë shpirtërore në Mumbai të shtunën, duke vizituar tempullin ikonike Siddhivinayak.

Aktorja 35-vjeçare, e cila është në turne me të fejuarin e saj, Chris Martin, dhe grupin Coldplay për koncertet e “Music of the Spheres”, u pa duke u shoqëruar nga aktoret indiane Sonali Bendre dhe Gayatri Joshi.

Tempulli Siddhivinayak është një destinacion i njohur turistik, ku besimtarët mblidhen për të kërkuar plotësimin e dëshirave, shkruan DailyMail.

Të gjitha gratë ishin mbuluar me shall tradicional, ndërsa secila kishte shenja në ballë.

Johnson dhe Martin gjithashtu vizituan tempullin Babulnath, ku morën pjesë në një ceremoni fetare.

Coldplay kanë planifikuar shfaqje në Mumbai këtë fundjavë dhe do të vazhdojnë turneun në Ahmedabad më 25 janar.

Performanca e 26 janarit do të transmetohet drejtpërdrejt në Disney+Hotstar.

Dakota Johnson, e cila ka përfunduar disa projekte filmike, përfshirë “Materialists” me Chris Evans dhe Pedro Pascal, do të luajë gjithashtu në adaptimin filmik të romanit të Colleen Hoover, “Verity”. /Telegrafi/

Exit mobile version