Telegrafi

Daka pas shkarkimit thotë se do t’i drejtohet gjykatës kompetente

Foto: Arkiv

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka pas shkarkimit të saj nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për rastin e saj, duke iu drejtuar edhe gjykatës kompetente.

Lexo po ashtu Daka pas shkarkimit: Vendim i paligjshëm, Osmani më kërkoi të jap dorëheqje në këmbim të falënderimeve publike

Daka në një konferencë për media tha se nga data 22 janar e këtij viti ka qenë shënjestër e cak i sulmeve të njëpasnjëshme, e për të cilat, siç sqaroi ajo janë të gjitha publike.

“Jeni dëshmitar të asaj çka ka ndodh nga 22 janari e tutje…Jam vënë në shënjestër të disa personaliteteve, janë të gjitha publike. Nëse ka mundësi do t’i drejtohem edhe Gjykatës Kushtetuese, por do t’i ndjekë të gjitha mundësitë ligjore. Do t’i drejtohem gjykatës kompetente për këtë rast. Që nga 22 janari kam qenë cak dhe target publik për të gjithë ata që kanë konsideru që jam duke punuar në kundërshtim…”, tha Daka, duke shtuar po ashtu se i është ofruar një falënderim për punën e saj të deritanishme. “Më është ofruar një falënderim për punën time të deritanishme”. /Telegrafi/