Site icon Telegrafi

Daily Mail shkruan për vizitën e Rita Orës në Kosovë: Ajo befasoj shumë nxënës në vendlindjen e saj

Rita Ora është kthyer në Kosovën e saj ku ka lindur, por kësaj radhe me një mision humanitar.

Vizita e këngëtares në Kosovë, e cila ishte me mision humanitar në kuadër të UNICEF-it, ka bërë bujë të madhe edhe në mediat britanike.

Ikona 28 vjeçare britanike, e cila ka qenë aktiviste dhe avokate e bamirësisë globale që nga viti 2013, ka befasuar më shumë se 400 fëmijë në Prishtinë, shkruan Daily Mail.

Duke shprehur ngazëllimin e saj, bukuroshja kishte thënë se “Jam shumë e lumtur që jam kthyer në Kosovë dhe jam e nderuar që takoj fëmijët dhe familjet që marrin mbështetje nga UNICEF”.

“Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, ka thënë më tej Rita Ora.

Gjersa shqiptarja ka zbuluar gjatë ditës së sotme datat e koncerteve muzikore të një turne në kontinentin e vjetër të Evropës.

Lexo po ashtu UNICEF dhe Rita motivojnë të rinjtë në Kosovë, Ora: Jam krenare që jam pjesë e këtij kombi, faleminderit për mirëpritjen

Turneu do zgjasë rreth një muaj dhe do nisë në Oslo të Norvegjisë më 23 prill e do përfundojë në Glasgow më 29 maj gjersa ka pohuar se “Mezi po pres”. /Telegrafi/

Exit mobile version