Site icon Telegrafi

Daily Mail shkruan për Ronelën dhe panikun që përhapi me veshjet e ISIS

Videoklipi i ri i këngëtares Ronela Hajati dhe paniku që përhapi në publik me veshjet e figurantëve, të cilat ngjanin me veshjet e luftëtarëve të ISIS-it u vë në qendër edhe të mediave ndërkombëtare.

Gazeta britanike “Daily Mail” ka folur për këngëtaren shqiptare duke rrëfyer historinë e ngjarjes, e cila krijoi panik pasi ndodhi menjëherë pas ngjarjeve të Parisit.

“Këngëtarja përhap panik pasi balerinët e veshur si terroristë performojnë në makinë për videon e re, duke i bërë njerëzit të frikësohen se ISIS-i kishte ardhur në kryeqytetin shqiptar”, ka shkruar britanikja.

Mes tjerash ata kanë folur për thirrjet e shumta që policia kishte marrë atë ditë nga qytetarët e Tiranës dhe alarmin e ngritur nga deputetja Mesila Doda me fotografitë e publikuara në rrjetet sociale.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-3332205/Singer-sparks-panic-dancers-dressed-like-terrorists-perform-truck-music-video-sparking-fears-ISIS-arrived-Albanian-city.html

Exit mobile version