Telegrafi

Dafina Zeqiri vë në pah të pasmet në imazhet nga performanca e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë tejet aktive gjatë kësaj periudhe, me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Artistja ka mahitur publikun me secilën performancë, teksa është shfaqur tejet atraktive dhe me veshje plot stil.

E tillë është Dafina është paraqitur edhe në një nga koncertet e fundit, imazhe nga i cili ndau edhe me fansat e saj në Instagram.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Në foto, autorja e “Kaje” shihet e veshur me pantallona xhins të shkurtër që ia theksonin të pasmet joshëse, të kombinuar me bluzë të zezë dhe çizme të gjata me taka.

Lexo po ashtu Ishte planifikuar të performonte në stadiumin "Fadil Vokrri", Dafina Zeqiri tregon arsyen e anulimit në momentin e fundit

34-vjeçarja dukej më në formë se kurrë më parë, teksa linjat e saj morën gjithë vëmendjen.

“Si mua”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotografive, e që morën komentet të shumta nga ana e admiruesve të saj.

Kujtojmë që këngëtarja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell një bashkëpunim të ri me kantautorin Elgit Doda. /Telegrafi/