Telegrafi

Dafina Zeqiri vë në pah linjat trupore përmes pozave të marra para pasqyrës

Dafina Zeqiri (Foto: Instagrm/dafina.zeqiri)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të admirohet nga fansat e saj, jo vetëm për hitet muzikore.

Ajo përpos projekteve muzikore, përmes rrjeteve sociale argëton fansat e saj me postime nga më të ndryshmet nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, përmes një fotografie në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “Vuj vuj” ka vënë në pah linjat trupore teksa ka pozuar para pasqyrës.

Dafina Zeqiri (Foto: Instastory)

Dafina është shfaqur me një dukje të thjeshtë, ndërsa ishte e veshur me një veshje komode, kurse flokët e saj i kishte lënë të lira në formë të dredhave.

Lexo po ashtu Dafina nuk i ndal provokimet, vazhdon të tregojë fizikun e saj në poza atraktive para pasqyrës

Kujtojmë se “A je pendu” është projekti i fundit nga këngëtarja në bashkëpunim me producentin Cricket, teksa ka theksuar shpeshherë se së shpejti do të publikohet edhe albumi i radhës “Moj Dafinë”. /Telegrafi/