Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të admirohet nga fansat e saj, jo vetëm për hitet muzikore.
Ajo përpos projekteve muzikore, përmes rrjeteve sociale argëton fansat e saj me postime nga më të ndryshmet nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, përmes një fotografie në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “Vuj vuj” ka vënë në pah linjat trupore teksa ka pozuar para pasqyrës.
Dafina është shfaqur me një dukje të thjeshtë, ndërsa ishte e veshur me një veshje komode, kurse flokët e saj i kishte lënë të lira në formë të dredhave.
Kujtojmë se “A je pendu” është projekti i fundit nga këngëtarja në bashkëpunim me producentin Cricket, teksa ka theksuar shpeshherë se së shpejti do të publikohet edhe albumi i radhës “Moj Dafinë”. /Telegrafi/