Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri me trend të ri në imazhet e fundit, shfaqet pa vetulla

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Dafina Zeqiri është ndër këngëtaret shqiptare më me trend në estradën shqiptare.

Bukuroshja brune njihet për stilin e saj të jetesës, në të cilën përfshihen edhe eksperimentet e ndryshme nga ana e saj.

Një të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ku e ka publikuar në rrjetin social Instagram përmes një imazhi.

E veshur me plot stil, makijazhi i artistes ka qenë më ndryshe, pasi përpos hijeve në sy asaj i janë zhdukur vetullat.

Makijazhi i tillë që fsheh vetullat është bërë trend në rrjete sociale, teksa profesionist të ndryshëm i janë nënshtruar kësaj.

“Injoroni urrejtjen dhe kritikat. Jetoni për atë çka krijoni dhe vdisni duke e mbështetur atë”, ka shkruar në përshkrimin e imazhit, frazë kjo e huazuar nga Lady Gaga.

Sidoqoftë, në komente ka pasur komente të panumërta ndaj dukjes së re, që e paraqiste atë edhe më të perfeksionuar. /Telegrafi/

Exit mobile version