Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë ka të preferuarin e saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo duket se është një ndjekëse e rregullt e këtij formati dhe në këtë edicion po bën tifo për Luiz Ejllin.
Artistja e hiteve të mëdha edhe më herët ka treguar mbështetjen për të dhe për banoren tashmë të larguar nga shtëpia, Efi Dhedhes.
Krijuesja e hitit “Dhimbje Dhimbje” ka shpërndarë sërish një imazh në InstaStory të këngëtarit shkodran.
“Nëse dëshiron të jesh fitues, bëhu i patrembur si një luan”, ka shkruar ajo.
Luizi sivjet po vazhdon të jetë banori i preferuar për një pjesë të madhe, marrë parasysh audiencën që ka fituar.
Për të deri më tani janë krijuar disa këngë, njerëzit kanë bërë tatuazhe e madje edhe tifo nëpër rrugë.
Ai po ashtu është kthyer ndër personat më të shikuar në rrjete sociale, duke thyer kështu rekorde të mëdha. /Telegrafi/