Jeta sentimentale e këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri, ka qenë kudo në faqet rozë.
Ajo është aluduar për lidhje të shumta me figura të njohura publike, ku disa prej tyre i ka bërë publike edhe vetë ajo.
Ndërkaq, gjatë një interviste për emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Dafina është pyetur nëse është e dashuruar apo jo.
Bukuroshja shqiptare është shprehur pozitivisht sa i përket kësaj pyetje, duke shtuar se dashuri shumë të madhe për të dhuruar
“Jam ende pak e dashuruar, sepse kam dashuri shumë të madhe, është ende këtu te unë”, është shprehur ajo.
Kohët e fundit ajo ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale duke shkëmbyer puthje me DJ Geek, të cilën e kishte fshirë më pas.
Sipas saj, më me rëndësi është që të mbahen kontakte shoqërore dhe kolegiale, se sa të kalojnë lidhjen në nivel tjetër. /Telegrafi/