Këngëtarja Dafina Zeqiri duket se po i kalon më së miri ditët në New York.
Përveç familjes, këngëtarja po e shfrytëzon rastin për tu takuar edhe me shoqërinë.
Rjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së saj, ngase nuk nguron që çdo ditë të ndajë me fansat imazhe të ndryshme nga vendi ku ndodhet apo aktiviteti të cilin e zhvillon.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet në makinë me reperin e njohur të labelit TBA, Klepto i cili njëherit është edhe mik i mirë i këngëtares.
Por vetëm disa më vonë, Zeqiri ka publikuar edhe një tjetër fotografi ku shfaq Noizyn dhe Blerim Destani ndërsa në mbishkrimin e fotografisë shkruan “Kur vendasit dërgojnë dashur nga Evropa.
Këngëtarja e hitit “Four Sesons” është shoqëruar kohëve të fundit me anëtarët e labelit OTR, gjersa duket se ruan një miqësi shumë të mirë edhe me anëtarët e grupit rival TBA.
Megjithatë fansat e këngëtares, të cilat pjesa dërrmuese e tyre ruajnë një simpati vetëm për njërin label, kanë ngelur të befasuar kur kanë parë postimet e saj në Instagram Story, ku shfaqet me anëtarë të dy label-ave në një natë. /Telegrafi/