Dafina Zeqiri vazhdimisht eksperimenton me pamjen duke sjell trendët e fundit të modës.
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun pak ditë më parë ka bërë një ndryshim në stilin e flokëve, të cilat i bëri me dy nuanca.
Ajo duket mjaft atraktive me këtë ndryshme, ndërsa po sjell vazhdimisht pamje dhe imazhe të reja përmes rrjeteve sociale.
Disa foto të reja, Dafina postoi edhe së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa shihet me një makijazh të theksuar dhe flokët të valëzuara.
“Ylli i rokut nuk plaket asnjëherë”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave pranoi komente të shumta , kryesisht pozitive.
Ndryshe, kujtojmë që Dafina a paralajmëruar një klipt të ri të këngës “Mos e lëndo”, e cila është pjesë e albumit të saj të fundit “Dafina Moj”.
Ndërkohë, pak javë më parë këngëtarja lansoi klipin e këngës “Tdu-Duh”, që është një bashkëpunim me partnerin e saj, DJ Geek. /Telegrafi/