Telegrafi

Dafina Zeqiri shkurton tërësisht flokët

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Para pak ditëve publikoi këngën e re, “Desole por favor”, në bashkëpunim me DJ Hamida dhe Aymane Serhani.

Fjala është për këngëtaren shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila po vazhdon të punojë në projekte të reja.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi bashkë me kreatoren Drenusha Xharra, gjersa vjen me një ndryshim të ri në pamje.

Dafina Zeqiri dhe Drenusha Xharra (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Bukuroshja ka eksperimentuar mjaft shumë me flokët e saj dhe këtë herë i ka prerë tërësisht.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Ndryshime të tilla të guximshme, këngëtarja i ka bërë edhe në të kaluarën, ndërsa ky ndërrim i stilit po komentohet edhe nga fansat e saj.

Duket se me këtë stil, 30-vjeçarja do të shfaqet në videoklipin e ri që do të sjellë në bashkëpunim me reperin Lumi B. /Telegrafi/