Së fundmi, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri zbuloi se po vjen me një projekt e të ri muzikor e që është një bashkëpunim me kantautorin, Alban Skënderaj.
Dyshja kanë bashkuar forcat për herë të parë, megjithatë ende nuk kanë bërë të ditur për kohën e lansimit të tij.
Por, pas imazhit përkrah Albanit, Dafina ka vazhduar të sjell imazhe të reja me të njëjtën veshje duke lënë të kuptohet se janë të shkëputura nga xhirimet e klipit.
Krijuesja e hiti “Malli” duket në formë të mirë dhe me shumë stil e veshur me një fustan gri me shkëlqim dhe të shkurtër.
Artistja mori vëmendje edhe me stilin unik të flokëve dhe makijazhin e theksuar teksa dukej e mahnitshme.
Të shumta kanë qenë edhe komente e shumta nga ana e ndjekësve të cilët me padurim presin projektin më të ri të saj.
Ndërkohë, aktualisht Dafina po shijon suksesin e një tjetër bashkëpunimi me Ron Zaitin “Boma ni tel”. /Telegrafi/