Këngëtarja Dafina Zeqiri vazhdon të mbajë fronin e një prej artisteve më të pëlqyera në showbizin shqiptar.
Bukuroshja, e cila tashmë komentohet për çdo dukje të saj, ka mahnitur me paraqitjen e radhës.
Ajo ka sjell disa fotografi të reja në rrjetet sociale, në të cilat ka mahnitur me stilin e veçantë e veshur në fustan rozë dhe me kaçurrele.
‘Look-un’ unik, artistja e njohur e ka kombinuar me një palë atlete të bardha që e bëjnë të duket edhe më atraktive.
“Të dua”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazheve ndonëse nuk ka zbuluar se kujt i është referuar.
Këto fotografi të 31-vjeçares morën pëlqime e komplimente të shumta në hapësirën për komente.
Dafina muajve të fundit ka qenë duke punuar për albumin e ri të titulluar “Dafinë Moj”, i cili pritet të dalë së shpejti në treg. /Telegrafi/