Telegrafi

Dafina Zeqiri sërish me ndryshim të ri në dukje

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Përgjatë këtyre muajve të fundit, Dafina Zeqiri ka ndërruar stilin e flokëve përmbi dhjetë herë. E një gjë të tillë ajo është duke e vazhduar sërish, pasi në imazhet e reja vjen tërësisht ndryshe, me flokë të gjata ngjyrë hiri.

30-vjeçarja ka hedhur disa fotografi të reja në Instagram, gjersa ua ka prezantuar fansave stilin e saj të ri. “Gjithmonë qëndroni të mëshirshëm, hakmarrja më e mirë është letra juaj”, ka shkruar Zeqiri krahas imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nuk kanë munguar as nga fansat e saj.

Përveç stilit të saj të veçantë, Dafina këtë vit ka qenë mjaft aktive edhe në muzikë, projektet e të cilës u mirëpritën nga publiku.

“Rofe” mbetet kënga e fundit e lansuar nga këngëtarja, e cila shumë shpejt pritet të vijë me projekte të reja. /Telegrafi/