Ylli botërore, Rihanna u rikthye me një performancë magjike në “Super Bowl” pas një pauze disa vjeçare larg skenës.
Performanca e saj e 12 shkurtit përfshiu një performancë të jashtëzakonshme të artistes e kompletuar edhe me valltarë profesionit.
Megjithatë befasie më e madhe ishte zbulimi i shtatzënisë së dytë që 35-vjeçarja bëri pikërisht gjatë performancës.
Rikthimi saj bëri bujë të madhe edhe në rrjete sociale dhe u risoll në versione të ndryshme, në të tillë e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri.
Artistja nga Kosova ka bashkëpunuar me dy valltarët e njohur Kalin Brother për të rikrijuar një skenë të shkurtër nga performanca e Rihannas.
Dafina shihet e veshur e tëra në të kuqe ndërsa ka vendosur edhe një barë artificial për të improvizuar shtatzëninë teksa dy valltarët e veshur në të bardha kërcejnë prapa saj.
“Me dy super vëllezërit” ka shkruar Dafina në mbishkrimin e videos ndërsa nuk dihet nëse po sjell një bashkëpunim me valltarët për ndonjë projekt të saj të ardhshëm muzikor.
Theksojmë që Dafina ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të reja edhe në fillimi të këtij viti, kënga e saj e fundit erdhi në fillimi të shkurtit në bashkëpunim me Mc Kresha dhe Lyrical Son. /Telegrafi/