Telegrafi

Dafina Zeqiri publikon fotografi me Kreshnik Gjergjin në pushimet në Maldive

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa fotografi të mrekullueshme nga pushimet e saj ekzotike në Maldive, bashkë me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji.

Ndërsa thashethemnajat rreth lidhjes së tyre kanë qarkulluar prej kohësh në media, Dafina vendosi që mos të lërë vend për imagjinatë, duke publikuar imazhe përrallore në krah të Kreshnikut.

Në këto fotografi, çifti shihen të relaksuar dhe të lumtur, duke u shijuar diellin dhe detin në një ndër destinacionet më të mira.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Dafina, e cila është një prej figurave më të dashura për publikun shqiptar, shkëlqeu në bikini, duke nxjerrë në pah formën e saj fizike dhe tatuazhet karakteristike që zënë vend në trupin e saj.

Gjatë gjithë kohës, ajo ka qenë objekt diskutimi për marrëdhënien e saj me Kreshnikun, me spekulime të ndryshme rreth lidhjes së tyre.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Megjithatë, këto fotografi shërbejnë si një deklaratë e qartë se çifti është së bashku dhe po e shijon çdo moment të këtyre pushimeve.

Dafina, e cila ka qenë gjithmonë në vëmendjen e medias për jetën e saj personale dhe profesionale, vijon të impresionojë fansat me projekte të reja muzikore.

Së fundmi, ajo ka lançuar albumin “Absolute”, i cili vjen si një konfirmim i mëtejshëm i pranisë së saj të fortë në skenën muzikore. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Foto: Dafina Zeqiri/Instagram