Telegrafi

Dafina Zeqiri publikon bashkëpunimin me Cricket “Harroj”

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka publikuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunimi me producentin, Cricket.

Dyshja e njohur për disa hite të realizuara së bashku, këtë herë kanë punuar për një projekt që mban titullin “Harroj”.

Kënga erdhi e shoqëruar edhe me një videoklip të realizuar nga “Smart motion” në të cilin Dafina dukej e veçantë dhe tejet atraktive.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti I këngës u shkrua nga reperi Elinel dhe Dafina, muzika nga Cricket teksa masterizimi nga Lorenc Aliaj.

Kjo kënga e re vjen pas asaj “Unë jom ajo x Caviar” dhe gjithashtu do të jetë pjesë e albumit më të ri të artistes.

Foto: Screenshot/YouTube

Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe ashtu si çdo projekti i Dafinës padyshim edhe ky do të mirëpritet nga ana e fansave të saj të shumtë.

Ndryshe, këtë kohë artistja krahas karrierës ka qenë në fokus edhe për komentet rreth jetës së saj private.

Foto: Screenshot/YouTube

Prej ditësh kanë qarkulluar zëra që Dafina dhe partneri i saj DJ Geek me të cilin bashkëpunon edhe në anën profesionale, i kanë dhënë fund lidhje. /Telegrafi/