Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon t’i befasojë ndjekësit e saj me imazhet dhe videot provokuese që po sjell.
E tillë shfaqet edhe në fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjetet sociale, përkatësisht në llogarinë e saj personale, Instagram. Ajo kësaj radhe vjen me disa poza mjaft joshëse gjersa në njërën prej tyre tregon format trupore në pasqyrë.
Në përshkrimin që e shoqëron fotografinë, Dafina i është referuar një thënie të Mbretëreshës së muzikës pop, Madonna.
Këngëtarja shquhet për linjat trupore e së fundmi edhe për eksperimentet e guximshme që ka bërë me flokët e saj. Vetëm në disa muaj, 30-vjeçarja ka ndërruar mbi dhjetë stile të flokëve, për të cilat u komentua mjaft shumë.
Sa i përket projekteve muzikore, “La Reina” titullohet kënga e saj e re që në shqip do të thotë “mbretëreshë”. /Telegrafi/