Ky vit vazhdon të jetë një ndër më të suksesshmit në karrierën e këngëtares Dafina Zeqiri, kjo sepse përveç një sezoni veror të ngarkuar me koncertet dhe mbrëmje muzikore, këngëtarja po ashtu ka lansuar shumë këngë, e që u kthyen menjëherë në hit.
Por, ylli i muzikës shqiptare nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi shumë shpejt pritet të lansojë albumin e ri muzikor, “Dafinë Moj”, i cili po pritet me padurim nga adhuruesit e saj të shumtë.
Ndërsa, krahas të gjitha këtyre angazhimeve, artistja e famshme ka gjetur kohë edhe për personin më të shtrenjtë, nënën.
Në një postim që ka bërë së fundi në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit, Dafina ka postuar një imazh ku shihet në krahët e të ëmës, teksa e quan “dashuria e jetës”.
Ndryshe, kujtojmë që talentin për muzikës Dafina e ka trashëguar pikërisht nga e ëma, Melihate Zeqiri, e cila ishte këngëtare e njohur në vitet e 80-ta. /Telegrafi/