Telegrafi

Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Kanë kaluar vetëm një muaj që nga publikimi i këngës së re të Dafina Zeqirit, “La Reina”.

Ky projekt për të cilin u përfol mjaft shumë për skenat e ‘nxehta’, deri më tani ka mbledhur mbi tre milionë klikime në YouTube.

Artistja, e cila nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer për të vazhduar karrierën e saj muzikore, duket se po vjen sërish me këngë të re.

Përmes një fotografie të realizuar pranë bregdetit, ajo shfaqet duke mbajtur për dore një djalë, teksa përshkrimi i fotografisë lë të kuptohet se fjala është për dashurinë. “Zemrën e thyme, prej meje s’e ki”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Edhe në këtë videoklip, Dafina ka ndërruar stilin e flokëve dhe këto flokë të gjata i shkojnë shumë asaj.

Ndryshe, besohet se këngëtarja 30 vjeçare aktualisht është pa të dashur. /Telegrafi/