Telegrafi

Dafina Zeqiri paralajmëron bashkëpunimin e radhës “Llafe llafe” me Lyrical Son

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk po ndalet.

Në kuadër të albumit të saj të ri në ardhje “Dafinë moj”, Dafina ka inkuadruar shumë bashkëpunim me artistë të njohur vendor.

Bashkëpunimi i radhës është planifikuar me reperin Lyrical Son dhe pritet të publikohet së shpejti.

Foto: Dafina Zeqiri/Lyrical Son/Instagram

Kënga mban titullin “Llafe llafe” dhe gjatë këtyre ditëve janë kryer edhe xhirimet e klipit dhe pritet vetëm finalizimi i tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ka qenë vet Dafina ajo e cila e ka bërë të ditur këtë informacion duke ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi nga xhirimet.

“’Llafe llafe’ me Lyrical Son në proces”, ka shkruar këngëtarja e njohur në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që gjatë kësaj vere, Dafina ka qenë aktive me tri projekte shumë të suksesshme, “Japa”, “Happy birthday” dhe remiksin “Pa ty” në bashkëpunim me Cricket dhe Endrit Mumajesin. /Telegrafi/