Tashmë është shfaqur episodi i parë e serialit shumë të ndjekur mbarëbotëror, “La Casa de Papel”.
Ky serial është mjaft i ndjekur edhe nga shqiptarët, e ndërsa duket se përjashtim nuk bëjnë as figurat publike.
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, ka treguar së fundmi se është fanse e këtij seriali, përmes disa pozave mjaft atraktive të publikuara në InstaStory.
Ajo kishte të veshur një bluzë të bardhë, e cila kishte të portretizuar një nga personazhet femra të serialit, Nairobin.
Ndërkohë në pjesën e poshtme, këngëtarja shqiptare shfaqet vetëm në të brendshme, duke vënë në pah këmbët e saj tërheqëse dhe tatuazhet e shumta përgjatë trupit.
Dafina po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Lule lule”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Lumi B javë më parë, dhe është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/