Telegrafi

Dafina Zeqiri ndan imazhe tërheqëse nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Artisja shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Ajo përmes imazheve të ndryshme në rrjete sociale mban të informuar fansat për jetën dhe karrierën profesionale.

Sa i përket karrierës, duket se Dafina së shpejti do të sjellë në treg këngën më të re.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë disa imazhe tërheqëse, të shkëputura nga xhirimet e klipit.

E veshur plotësisht me të zeza, flokët ajo kësaj radhe ka vendosur ti ketë me dy njyra, teksa i ka lënë të lira mbi supe.

“Më provo”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve, ku shihej duke mbajtur në dorë një shkop bejsbolli.

Vlen të përmendet se “Million $” mabn titullin hiti i fundit nga ajo, që rezultoi mjaft i pëlqyer nga audienca. /Telegrafi/