E njohur për prezencën e saj të fortë në skenën e muzikës dhe aftësinë të sjellë hite që kapin vëmendjen e publikut, Dafina Zeqiri vazhdon të impresionojë.
Këngëtarja, e cila është një figurë e dashur dhe e suksesshme në industrinë e muzikës, ka vënë në dritë projektin e saj më të fundit, duke ndarë disa fotografi të mrekullueshme nga videoklipi i saj i fundit.
Videoklipi në fjalë, që shoqëron këngën “Jom ka du me t’pa”, një bashkëpunim me artistin e talentuar Yll Limani, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.
Ky projekt i ri shquhet jo vetëm për melodinë e tij tërheqëse, por edhe për estetikën verore në çdo kornizë të videoklipit.
Fotografitë e ndara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram tregojnë një atmosferë argëtuese dhe professionale, ndërsa Zeqiri shfaqet e mrekullueshme në çdo qëndrim, duke konfirmuar sërish statusin e saj si ikonë stili. /Telegrafi/