“Be a man once” është projekti i fundit i Dafina Zeqirit, i cili e riktheu këngëtaren në stilin që e karakterizion.
U përfol se teksti i kësaj kënge, që është i punuar nga këngëtarja ka të bëjë me jetë personale të saj, transmeton Telegrafi.
Por, Dafi e ka mohuar një fakt të tillë, ajo për Mad TV ka folur rreth këtij projekti dhe suksesin më të madh që ajo e konsideron në këto dhjetë vite karrierë.
Veç sukseve, ylli shqiptar ka ndarë edhe disa nga momentet më të sikletshme gjatë performancave, ndërsa ka paralajmëruar edhe tri projekte të reja që do të publikohen së shpejti. /Telegrafi/