Telegrafi

Dafina Zeqiri mbështet Luizin dhe Efin në Big Brother VIP Albania

Big Brother VIP Albania që nga fillimi është rikthyer në një nga formatet televizive më të pëlqyera.

Ngjarje, debate, emocione të mëdha – të gjitha nga këto janë të përfshira në një ‘reality show’ të tillë.

Mes shumë gjërash, banorët tashmë kanë rrëmbyer zemrat e publikut duke u bërë pjesë e tyre në çdo çast.

Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi ka qenë këngëtarja Dafina Zeqiri e cila duket se është apasionuar pas dy konkurrentëve brenda.

Lexo po ashtu Të fiksuar pas Luiz Ejllit - një fans bën tatuazh portretin e tij në gjoks

Në një fotografi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory, ajo thotë se është me ekipin e Efit dhe Luizit.

Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli (Foto: Instagram)

“Ekipi Efi+Luiz”, ka shkruar ajo.

Luizi ndërkaq është një nga të preferuarit, duke qenë se për të tashmë kanë krijuar edhe këngë e gjithashtu e kanë bërë edhe tatuazh. /Telegrafi/