Këngëtarja Dafina Zeqiri tashmë po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj, për shkak të pandemisë coronavirus.
Duke qenë e izoluar në vendin e saj, në të cilën ndodhet edhe një studio muzikore, i ka ndihmuar këngëtares që të fokusohet më shumë në realizimin e albumit të ri.
Së bashku me ekipin “Moneyz”, ajo shpesh herë ndanë imazhe të ndryshme me fansat e saj, për t’u larguar mendjen atyre nga gjërat negative në këtë krizë globale.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo është parë duke gatuar krepa, teksa këndonte në një mënyrë ndryshe se që jemi mësuar ta dëgjojmë.
Videoja është shprëndarë përmes “MTVKS”, ku e pyesin Dafinën se çfarë është duke bërë, ndërsa kjo e fundit përshkruan gjendjen duke kënduar tallava.
Kënga e fundit e Dafinës titullohet “A je pendu” dhe ka rezultuar të jetë mjaft i pëlqyer nga publiku, ndërsa albumi i saj duket se është shumë afër publikimit. /Telegrafi/