Telegrafi

Dafina Zeqiri flet për linjat trupore: Për të gjithë ata që mendojnë se vuaj urie, unë ha katër herë në ditë

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në ishujt Maldive.

Ajo shquhet për linjat trupore të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në thuajse çdo paraqitje të saj para publikut.

Duke zgjuar kureshtjen te publiku se si ka mundësi që ajo është kaq në formë, këngëtares i kanë rënë në vesh fjalë se ajo nuk ushqehet sa duhet.

Ndërkohë, Dafina vendosi që përmes një fotografie të publikuar së fundmi në InstaStory, të tregojë se e vërteta rreth linjave të saj trupore është ndryshe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo publikoi pamje nga darka që po shijonte në Maldive, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin ku sqaron se edhe ajo ha thuajse njëjtë si njerëzit e zakonshëm.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“Për ata që mendojnë se vuaj urie. Unë ha! 4 herë në ditë dhe stërvitem! Paqe!”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në InstaStory.

E njëjta është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor, që do ta ndajë së shpejti me fansat e saj. /Telegrafi/