Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është një ndër emrat më të komentuar në estradë.
Përveç krijimeve artistike dhe karrierës së suksesshme muzikorë ajo është aktive edhe në rrjetet sociale ku vazhdimisht sjell imazhe të ndryshme përfshirë edhe ato nga përditshmëria.
Edhe së fundmi këngëtarja e njohur u paraqit atraktive në disa fotografi që solli në llogarinë e saj të Instagramit ku numëron 1.7 milion ndjekës.
E veshur me një këmish të bardhë klasike dhe pantallona bezhë, Dafina dukej e mahnitshme me makijazh të theksuar dhe aksesor ari.
Krijuesja e hitit “Dashni” pranoi komente të shumta sipër imazheve nga ana e fansave dhe miqve të saj që e komplimentonin për ‘look’-un.
Ndërkohë, kujtojmë që projekti i fundit i Dafinës është bashkëpunimi me Elinel “Faj” që u publikua javë më parë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në YouTube.
Në anën tjetër, këngëtarja po vazhdon te jetë aktive edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/