Këngëtarja Dafina Zeqiri ka bashkuar forcat me Mixey që për fansat të sjell këngën e saj më të re.
Madje ajo tashmë ka filluar edhe realizimin e videoklipit të kësaj kënge.
Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, Dafina dhe Mixey e kanë përfunduar versionin audio të këngës së tyre, dhe i janë përveshur punës që këtë projekt ta vizualizojnë.
Sipas të njëjtit burim, kënga më e re e një prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare do të publikohet brenda kësaj jave.
Të ju kujtojmë Dafina dhe Lumi B patën premtuar që do të vijnë me këngë të re bashke, mirëpo, tani për tani këtë e kanë lënë për një kohë të pacaktuar./Telegrafi/