Ashtu siç kishte paralajmëruar, Dafina Zeqiri, ka nisur përgatitjet e projektit të ri muzikor.
Këngëtarja e njohur shqiptare prej disa ditësh ka qenë duke punuar në klipin e ri që do ta sjellë në bashkëpunim me reperin Lyrical Son.
Ky projekt i dyshes do të lansohet ditën e sotme (e diel), gjersa ka ndarë edhe një pamje nga prapaskenat.
“Të dielën ‘Llafe llafe’ me Lyrical Son 17:00”, ka shkruar ajo në një postim të publikuar pak orë më parë.
Kjo nuk është hera e parë që dyshja vijnë në një bashkëpunim, por besohet që edhe këtë radhë do pritet mirë nga publiku.
Të dy artistët momentalisht janë shumë të angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/