Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Flaka Krelani publikuan të njëjtën fotografi për Shën Valentin (Foto)

Festa e të dashuruarve është festuar dje (e martë) nga të gjithë çiftet anë e kënd botës.

Rrjetet sociale u mbushën me fotografi dhe urime për këtë festë, teksa një gjë të tillë e bënë edhe shumë prej fytyrave tona publike.

Disa prej të cilëve e festuan si ‘beqarë’ këtë festë, shfrytëzuan rastin të publikojnë fotografi të tjera që përkojnë me festën e  Shën Valentinit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këngët më të bukura shqiptare dedikuar festës së Shën Valentinit (Video)

E në fakt, kjo gjë ka ndodhur me dy këngëtaret e njohura të skenës Flaka Krelani dhe Dafina Zeqiri, të cilat me rastin e ditës së të dashuruarve, kanë publikuar të njëjtat fotografi dje në rrjetin social Instagram.

Ato kishin zgjedhur të publikonin fotografinë e ikonës së hip hop-it botëror, 2Pac i cili shfaqej duke hyrë në makinë me një trëndafil të kuq.

Dafina e kishte publikuar këtë imazh në SnapChat, gjersa koiçidencialisht të njëjtën fotografi, këngëtarja Krelani e ka publikuar në Instagram. /Telegrafi/