Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj postime të ndryshme.
Sot, ajo ka publikuar disa fotografi në të cilat e ka quajtur veten “Goat Mom” (Mamadhia).
Ky postim mund të interpretohet si një ‘diss’ për këngëtaren Tayna, duke përdorur shkurtesën “GOAT”, që nënkupton “Greatest of All Time” (Më i madhi i të gjitha kohërave).
Ky postim vjen në një kohë kur Tayna ka publikuar një këngë ku thotë: “Kur më sheh thirrëm mamadhia juaj”.
Duket se Dafina ka përdorur ironikisht këtë shprehje me postimin e saj të fundit.
Përveç kësaj, Dafina ka pasur disa përplasje me Tayna në të kaluarën dhe kohët e fundit janë përfolur gjithashtu ndarjet e mundshme të marrëdhënieve të saj me Kidën. /Telegrafi/