Dafina Zeqiri u kujdes që të merrte gjithë vëmendjen me lansimin e projektit muzikor të këngës “La Reina” që e shoqëroi me video muzikore.
Këngëtarja është shfaqur në disa skena mjaft provokuese në klipin e ri duke ngacmuar imagjinatën e gjinisë së fortë.
Ndërkohë, ajo ka vazhduar me këtë frymë edhe përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku shfaqet në imazhe shumë tërheqëse.
Një xhirim i shkurtër i publikuar në Instagram vë në plan të parë hiret e saj, ndërsa është shikuar qindra mijëra herë për disa orë.
Theksojmë që videoklipi i këngës “La Reina” është shikuar mbi dy milionë herë në YouTube, një javë pas publikimit. /Telegrafi/