Përmes disa xhirimeve të publikuara në rrjetet sociale, Dafina Zeqiri ka vënë në plan të parë figurën e saj trupore.
Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi një milion ndjekës, këngëtarja e ka publikuar një video, në të cilën e ka xhiruar veten nga prapa, ndërkohë që kostumi që ka veshur në pjesën e poshtme është vetëm në formë të brekëve.
Me veshjen e njëjtë, ajo i ka postuar edhe disa xhirime tjera në InstaStory duke u shfaqur mjaft tërheqëse.
Jo rrallëherë, Dafina publikon imazhe përmes të cilave vë në pah linjat trupore, ndërkohë që merr dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e saj të shumtë.
Theksojmë se viti 2018 shënoi rikthimin e fuqishëm të këngëtares në skenën muzikore shqiptare.
“Fuego” ishte projekti i parë pas kthimit në Kosovë, i punuar nga Big Bang dhe RedBox, me tekst nga Lumi B që e solli atë në skena shumë joshëse.
Bashkëpunimi me Lumi B, “Kalon”, po ashtu i realizuar nga producenti i shumë hiteve, Big Bang, arriti sukses të madh.
Ajo vazhdoi me “Kurgjo nuk kallxojna”, si edhe me duetin me Noizyn, “A don Love?”, për t’u pasuar me “Alo” në bashkëpunim me DJ Geek. /Telegrafi/