Këngëtarja Dafina Zeqiri njihet si njëra ndër femrat më të guximshme të skenës shqiptare, e cila vazhdimisht eksperimenton me stile të ndryshme, sidomos me flokët.
Së fundmi ajo u shfaq me gërsheta, të cilat i shkojnë mjaft shumë, transmeton Telegrafi.
Por kjo ide nuk është origjinale e Dafit. Ishte këngëtarja e re Kida, e cila e para erdhi me këtë look mjaft interesant, disa ditë më parë.
Nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojë Dafina në këtë stil, pasi Kida për mediat kosovare kishte thënë që gërshetat janë shumë të vështira për t’u mbajtur, dhe megjithëse kishte paralajmëruar se me këtë stil do të qëndrojë gjatë tërë verës, ajo i ka hequr vetëm disa ditë më pas. /Telegrafi/