Site icon Telegrafi

Dafina tregon të vërtetën rreth problemit me Bleron

Ditë më parë u raportua rreth një kërcënimi që Blero i kishte bërë këngëtares Dafina Dauti, me heqje të videos së saj nga “Youtube”pasi kjo e fundit nuk ka përmendur emrin e kompanisë “Elephant” në videoklipin e këngës së saj të titulluar “Sekreti i 9-të”.

Megjithëse Blero ka mohuar lajmet duke thënë se këtu nuk ka asgjë të vërtetë, në një prononcim për Telegrafin Dafina thotë ndryshe.

Sipas këngëtares është e vërtetë që Blero ka kërkuar që kënga të hiqet nga kanali “Youtube” me arsyetimin që në videoklip nuk është përmendur që orkestrimi u bë në studion e tij.

“E vërteta është se emri i kompanisë “Elephant” figuron në videoklipin e këngës edhe pse Blero pretendon të kundërtën”, tha Dafina duke zbuluar se qështja ka mbetur pezull deri në një takim të saj dhe këngëtarit për të arritur një marrëveshje që videoklipi të mos hiqet nga “Youtube”.

Se emri i “Elephant” figuron në videoklip është shumë lehtë e vërtetueshme në minutën 3:30 të videos dhe ende mbetet e paqartë se cila ka qenë kërkesa e Bleros. /Telegrafi/.

Exit mobile version