Telegrafi

Dafina publikon prapaskena nga xhirimet e “La Reina”

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

“La Reina” është titulli i këngës më të re të Dafina Zeqirit, të cilën e ka shoqëruar edhe me video muzikore.

Që në orët e para të publikimit, projekti i ri është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares, e cila vjen në skena të nxehta në klip.

Në ndërkohë, në vazhdën e postimeve në rrjetet sociale, Dafina ka sjellë edhe disa nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit të ri.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri publikon këngën e re "La Reina

“Prapa skenave”, ka shkruar thjesht këngëtarja në përshkrimin e disa fotografive që i ka publikuar në Instagram.

Ndryshe, Dina Morina e ka bërë konceptin dhe regjinë e videoklipit të këngës “La Reina”. /Telegrafi/