Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, ajo mori vëmendjen sërish me disa fotografi të reja atraktive të publikuara në InstaStory.
Dafina vendosi të pozojë vetëm në të brendshme, duke vënë në pah tatuazhet e shumta përgjatë trupit.
Ajo gjithashtu vuri në dukje edhe ndryshimin e saj të ri në dukje, duke i shkurtuar flokët e saj dhe bërë ato kaçurrela.
Këto imazhet provokuese vijnë vetëm pak ditë pasi ajo publikoi për fansat disa fotografi ‘të nxehta’ në rrjetin social Instagram, duke marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj.
Për sa i përket muzikës, këngëtarja Zeqiri është duke punuar rreth albumit të saj të ri, i cili do të dalë në shitje së shpejti. /Telegrafi/